30.4.2017
saat

All Language

Frymera Meshironjese

     T\'i afrohesh te vërtetës muhammedane është më shumë e mundur me forcën e dashurisë sesa me forcën e racionalizmit. Ka patur edhe nga mesi i profetëve te mëparshëm që kanë dëshiruar të shijojnë kenaqesinë të kenë nderin të ishin pasuesit e Tij. Hijeshia e Tij prej nuri pat lënë në hije të gjithë krijesat në sytë e të apasionuarve. Shpirtërat kërkesës së Tij më të vogël i përgjigjeshin: Tu bëfshim fli sëbashku me nënë e babë, o Resulullah! Asnjë gjuhë e vdekshme nuk ka arritur tI përshkruajë cilësitë që kishte dhe asnjë mendje nuk mundi ta konceptojë tërësisht moralin e tij sublim. Dijetarët e fesë, mendimtarët, të përshpirtshmërit dhe Xhebraili e konsideronin nder të shkuarit pas udhës së Tij, ndërsa përultësinë për Të, pushtet.


Osman Nuri Topbash

  

Personaliteti shembullor Hz. Muhammed Mustafa

     Pasi mëse njëqind e njëzet e katër mijë profetë dhe rrjedhat e panumërta të shfaqjeve hyjnore tek ta, të ardhur në gjendje ngopjeje maksimale si të ishin re të begata prilli, janë zbrazur detyrimisht në dheun-zemër të njerëzimit dhe vargu i profetëve si tufë shkëndijash orientimi të begatë është bërë, në personin e çdo profeti, pothuaj si para-lajmërim i gëzuar pranveror i shfaqjes së Hz. Muhammed Mustafait (s.a.s.) të dërguar si mëshirë për botët… Kështu, Periudha e Mekës e atij dielli të amshuar i cili e nderoi botën si drita e amshuar e të gjithë profetëve dhe e njerëzimit, për t i bleruar degët e thara nga mohimi dhe herezia, me anë të burimeve të besimit dhe të vërtetës, si dhe për ta pjekur frutin njerëzor si aguridhe si pasojë e egoizmit, padrejtësisë dhe dhunës, me anë të vlerave shpirtërore dhe Dritës Muhammediane.


Osman Nuri Topbash

  

Vakefi Adhurımi Dhe Sherbimi

     Shenja më e madhe e dashurisë së vërtetë është sakrifica.Prandaj, do të duhej që zemra besimtare ti rrokë, ti dojë e ti trajtojë tërë krijesat me mëshirë dhe dhembshuri për hir dhe respekt të Krijuesit! Në kohën tonë kur ndjenjat e vëllazërisë janë dobësuar, kur qetësia dhe prehja shoqërore janë humbur dhe kur urrejtja dhe armiqësia janë shtuar, është nevoja e një bashkëpunimi serioz për dhurim, ndihmë dhe shërbim. Por sa keq që në shoqërinë ku ndodhemi sot, për shkak të krizave shoqërore e ekonomike, nga njëra anë, dhe faktit që shumica e individëve janë shtënë pas interesit material, nga ana tjetër, aspekti zbatues i fesë me anë të sakrificave materiale është ndër specifikat më të shumta të nënvleftësuara e të harruara, nga të cilat, ato që vijnë në mendje të parat, janë detyrimet fetare të zeqatit, dhurimit dhe ndihmës si dhe institucionet mirëbërëse mbështetur mbi ndjenjën e dhembshurisë, siç janë vakëfet.


Osman Nuri Topbash

  

Pika Eliksiri

     Ashtu sikur se shpirti nuk kalbet nën dhe, edhe veprat që janë fryt i tij nuk kalben, por përjetësohen. Njerëzit e zemrës jetojnë në mesin tonë me anë të shërbimeve të tyre që i zhvillojnë në botën e berzahut. Jeta e tyre zgjat më shumë se ajo e njerëzve që jetojnë mbi tokë. Mevlana Fryma dhe shpirti që do ti mbruj individin, familjen dhe shoqërinë me frymën e diturisë, virtytit dhe kulturës shpirtërore nuk është fryma e ndërgjegjes egoiste si rezultat i interesit, por fryma e Mevlanës dhe miqve të Zotit, që kanë fituar thellësi shpirtërore nëpërmjet urtësive të Kur anit dhe Sunnetit profetik të lavdëruar për tu bërë në këtë mënyrë mëshira, prehja dhe dielli i lumturisë për njerëzimin.


Osman Nuri Topbash

  

Osmanet

     Shkenca e vertete historike, eshte nje shkence e cila tregon truallin baze te se vertetes ose te genjeshtres, te se drejtes ose te shtremberes ne menyren e jetes se popujve te mbushur plot ngjarje te ndryshme, surpriz dhe aventura. E djeshmja dhe e sotmja e historise boterore nuk mund te njihen pa u njohur historia Osmane, ne menyre te veçante, historia me e vone e popujve te ballkanit. Fara e mbjelle me ane te katerqind kalorseve te ketij shteti te famshem u be nje rrap madheshtor, deget e tij futen nen hijen e vet tre kontinente, jetoi gjashte shekuj me nder dhe dinjitet dhe pastaj duke lene shume shtete te vegjel e jetim, u mblodh brenda nje tyrbeje te famshme ne varrezen me emrin histori.


Osman Nuri Topbash

  

Fryma e Fundit

     Fryma e fundit është si një pasqyrë pa avull dhe e tejdukshme. Çdo njeri në këtë pasqyrë sheh qartazi gjithë jetën që ka lënë nga pas me të gjitha bukuritë dhe shëmtitë e saj dhe si rezultat fundin që ka përgatitur. Është shumë e rëndësishme të jetohet në atmosferën e frytshme të Kuranit dhe Synetit duke jetuar një robëri me vepra të mira dhe në një drejtim në mënyrë që fryma e fundit të mos jetë një pasqyrë, në të cilën të shohim me pendim fundin tonë. Në hadith thuhet: Njeriu vdes ashtu siç jeton dhe ringjallet ashtu siç vdes. (Munavi, Fejzu l Kadir, V, 663) Është një mashtrim i frikshëm përkundrejt të ardhmes së përhershme të jetosh në këtë botë pa dijeninë e ekzistencës së ahiretit dhe të mbyllesh në dashuritë e përkohshme të cilat nxisin dëshirat epshore!.. Prandaj frymërat, të cilat i kemi me numërim duhet ti përgatisim për në frymën e fundit për ti dhënë lamtumirën kësaj bote të përkohshme si një rob i mire, sepse vdekja është dita e veçantë e gjykimit të individit.


Osman Nuri Topbash

  

Enigma e Dashurise Per Allahun Dhe Profetin

     Ky libër që po ju ofrohet, lexues të dashur, me titullin Nga lulishtja e zemrës: Enigma e dashurisë për Allahun dhe Profetin, përbëhet nga shkrime të ndryshme të marra në dorë duke përfituar nga vesa e intimitetit të klimës së njerëzve me kulturë të lartë shpirtërore, me qëllimin esencial për të qëndisur në zemra dashurinë për Allahun (xh.sh) dhe profetin Muhammed (s.a.s) dhe , kështu, për ta orientuar besimtarin në rrugën për të arritur formimin e një zemre të pastër. Në kuptimi të përgjithshëm, esenca e kësaj vepre është kjo: Bukuria absolute është bukuria e Allahut, Zotit të gjithësisë. Nga ky këndvështrim, qëllimi final i kësaj gjithësie, ,i kësaj bote tokësore të derdhur nga thesari i fshehtë i Zotit, nuk janë fushat e blerta të pamata, luginat, mallet dhe shkretëtirat, por njeriu preteksti i krijimit të tokës dhe gjithë gjallesave, burimi i intimitetit dhe dashurisë, mrekullia artistike hyjnore dhe esenca e gjithësisë.


Osman Nuri Topbash

  

Haxhi Ideal Dhe Umreja

     Haxhi dhe umreja janë adhurime të rëndësishme që e përkryejnë besimin dhe, duke na bërë ta përjetojmë një formë të ngjashme të grumbullimit në sheshin e llogaridhënies para Zotit qysh në këtë botë, bëhen pretekste për të rrokur të fshehtën e porosisë profetike, \"bëni vetëllogari para se të viheni përballë llogaridhënies në Gjykatën Hyjnore\".Adhurimet e haxhit dhe umres, të cilat janë porta të hyrjes dhe përjetimit në sa e sa mjedise shfaqjesh të jashtëzakonshme, janë për çdo njeri ngjarje pastrimi, kthjellimi dhe ringjalljeje, të tilla që na bëjnë që, duke u shmangur nga pengesa e qenies dhe unit, të hedhim hap në një jetë shpirtërore.


Osman Nuri Topbash

  

Botekuptimi Islam

     Lexues të shtrenjtë! Meqë Botëkuptimi Islam është parashtruar nga ana e Zotit të gjithëdijshëm e gjithëpërfshirës, është në përputhje të plotë dhe absolute me natyrën e njeriut dhe të vërtetat e gjithësisë. Prandaj, ata që nuk munden ta rrokin dhe konceptojnë përmbajtjen e pasur të këtij botëkuptimi për sa u përket parimeve të përgjithshme të tij, për pasojë, nuk munden ta identifikojnë mendimin dhe ndjenjën e vet me frymën e tij, nuk shpëtojnë dot nga zvarritja në kontradikta të ndryshme. Kjo baltovinë është e mbushur me barëra të egra dhe ferra, shumë nga të cilat, metodike, si njëanësia gjuhësore e shprehur në qëndrimin ndaj pasurisë leksikore të mëparshme dhe zëvendësimit të saj me të ashtuquajturat neologjizma në një përpjekje antishkencore purifikuese, dhe si vlerësimet e pahijshme ndaj botës osmane dhe trashëgimit osman, po ashtu, mjaft nga të cilat, parimore, që shkaktojnë rrëshqitje nga rruga e drejtë në besim!


Kadir Misirogllu

  

  1. Page :
  2. |
  3. 1
  4. |
  5. 2
  6. |
  7. 3
  8. |
  9. 4
  10. |
  11. 5
  12. |
  13. 6
  14. |
  15. 7
STATISTICS :    Total number of languages : 50    Total number of materials : 1.304    Total number of downloads : 746.692      ALL STATISTIC 

Coded by Gümüş Kelebek